JOQ Albania
Home

I kërkon llogari Ramës për 26-vjeçarin, replika e qytetarit e paarritshme: Plehrat ju i bëni pjesë të parlamentit
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25/08/2019 10:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

26-vjeçari, Indrit Çelaj, humbi jetën pasi u qëllua nga dy vëllezërit, Griseldo dhe Albano Kusi. I riu nga Mallakastra, ishte teknik kondicionerësh dhe po punonte në vilën e babait të dy autorëve, Bujar Kusi. Ai u qëllua për shkak të një defekti në kondicioner, i cili rridhte ujë.

Lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik, reagoi edhe kryeministri Rama, i nxitur nga komenti i një qytetari në një status të tijin.

Qytetari e pyeti me të drejtë nëse kryeministri ka diçka për të thënë ose për të bërë, pasi një 26-vjeçar humbi jetën në mes të ditës gjatë orarit të punës.

Ndoshta kreu i qeverisë nuk do të kishte reaguar aspak lidhur me ngjarjen, nëse një koment i tillë nuk do ta zinte ngushtë.

Kryeministri iu përgjigj, por në komentin e tij nuk mungoi as ironia ndaj qytetarit.

Por këtij momenti ku evidentohet pasiguria e lartë në vend dhe ku jeta e njeriut vlen më pak se një kondicioner, kryeministri zgjodhi që të mos i përgjigjej, pasi bie në kundërshtim të plotë me propagandën e qeverisë.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/