JOQ Albania
Home

Ishte në vendin e punës kur shpërtheu karburantii, 36-vjeçari i djegur në 40% të trupit
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25/08/2019 9:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një person ka mbetur i lënduar rëndë nga shpërthimi i një bombole gazi mbrëmjen e kaluar në një karburant në autostradën Lezhë-Laç.

Shpërthimi i fuqishëm i ndodhur në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Shënkollit" është dëgjuar 10 km nga vend i ngjarjes.

Bardhok Bushati 36 vjeç, është një prej 6 të plagosurve që ka marrë dëmtime të rënda. Ai ka marrë djegie në kokë dhe ka pësuar djegie në 40% të trupit.

Mësohet se i riu ka qenë në vendin e  punës në momentin që ka ndodhur shpërthimi.

6 të lënduarit e tjerë kanë marrë lëndime në pjesë të ndryshme të trupit.

Mendohet se shkak për shpërthimin e bombolës është bërë një gabim njerëzor, ende i paqartë.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/