JOQ Albania
Home

Media greke: KM hëngri drekë e piu kafe vetëm në Trikala. Reagon Rama: Kazan, kalinihta nga Surreli pedhaqia
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25/08/2019 8:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Trikalavoice” shkroi mbrëmjen e djeshme se kryeministri Edi Rama vizioi të enjten Trikalanë dhe drekoi në restorantin “Aigli”, pjesë e hotelit “Panellinion”.

Media greke online raportoi se kjo vizitë kaq e shkurtër cilësohet si misterioze. Rama drekoi i vetëm i shoqëruar nga truprojat e tij dhe më pas konsumoi një kafe në hijen e sheshit.

Në artikull shkruhet:

Rama e ka vizituar Trikalën edhe më parë, si mysafir nderi për komunitetin shqiptar që jeton këtu.”

Në lidhje me këtë lajm që qarkulloi bujshëm mbrëmjen e djeshme, Rama ka reaguar ditën e sotme duke e quajtur median greke “kazan”.

Reagimi i tij:

Mirë një kazan grek, po ju në Shqipëri o ju marrsha të ligat s’e verifikonit dot njoftimin e atij kazani,isha këtu apo kisha ikur fshehurazi me pushime në Greqi? Jo në Greqi, po askund përveçse në Shqipëri, s’kam bërë e s’bëj pushime si KM, qysh nga vera e 2013 deri në verën 2020 e X! Madje që ta merrni vesh me këtë rast, meqë s’e dini akoma(sepse gjërat kuptimplota në përgjithësi, e ato të qeverisjes në veçanti s’para ju interesojnë): Lëvizja për pushime është e kufizuar brenda kufijve të Shqipërisë edhe për ministrat! Kështu që kalinihta nga Surreli pedhaqia.”

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/