JOQ Albania
Home

“OPAAA”/ Hapet ankandi. Eduart Ndocaj: I jap 2000€ atij që prish memorialin turk
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25/08/2019 8:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mëngjesin e sotëm ish-deputeti Eduart Ndocaj ka bërë një deklaratë të fortë në kanalin televiziv NOVA MEDIA gjatë një interviste në “ILBO”show.

Ai ka deklaruar se jep 2000€ për atë person që do të prishë memorialin e vënë në Liqenin e Tiranës nga Veliaj, në nderim të 200 ushtarëve turq që mbetën të vrarë në grushtin e shtetit ndaj Erdoganit.

Ndocaj shton se personit do t’i ruhet anonimiteti.

Ai u shpreh:

T’u kalu kufirin shqiptar për në Greqi, i ka vra shteti shqiptar gjithë këta njerëz dhe ne s’e kemi nëj pllakë. Ngremë pllakë se janë vra disa persona që s’janë askushi, mongolë… Unë kam vendos 2000 € kur e prish atë memorial. Kush jen ai qytetar që m’kallzon që e a prish atë memorial, megjithëse do dali në media, unë i jap 2000€.”

Debate dhe reagime të shumta janë ngjallur pas ngritjes së memorialit turk në Tiranë, pasi nuk dihet kuptimi i tij në kryeqytetin shqiptar.

Nga shumë persona është parë si një qokë e qeverisë dhe ndikimit që ka Turqia në vendin tonë dhe e kanë cilësuar si diçka të paprecedentë.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/