JOQ Albania
Home

“Shpërtheu depozita dhe makina u përfshi në flakë”/ Cili ishte shkaku i dy shpërthimeve në karburantin në Lezhë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25/08/2019 7:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Lezhë-Laç. Mësohet se një karburant ka shpërthyer në afërsi të vendit të quajtur "kryqëzimi i Shënkollit".

Shpërthimi i fuqishëm shkaktoi frikë dhe panik tek banorët e zonës, teksa burime zyrtare nga Policia e Lezhës bënë me dije se si pasojë e shpërthimit mbetën të lënduar 6 persona.

Fillimisht u mendua se ngjarja ndodhi si pasojë e shpërthimit të njërës prej bombulave të gazit në karburant. Sipas burimeve për Fax News, shpërthimi i depozitës së gazit ka ndodhur 100 m larg karburantit dhe barit në "kryqëzimin e Shënkollit".

Njëri nga punonjësit e barit, dëshmitar që pa shpërthimin ka treguar se si ndodhi ngjarja:

Fillimisht ka shpërthyer depozita, më pas ka marrë flakë automjeti me gaz ku ka ndodh edhe shpërthimi i dytë."

Shkak sipas tij ka qenë një luhatje e energjisë elektrike. Të plagosur janë dërguar dy punonjës të karburantit në Tiranë, të cilët kanë marrë edhe dëmtime të shumta, por janë jashtë rrezikut për jetën. 4 persona të tjerë kanë marrë lëndime të lehta dhe janë në spitalin e Lezhës.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/