JOQ Albania
Home

Real Madrid s’heq dorë nga Neymar, tjetër ofertë marramendëse për yllin brazilian
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25/08/2019 0:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Real Madrid duket se e ka seriozisht për Neymar.

Pasi i ofruan PSG, Bale dhe 90 milionë euro, klubi madrilen ka bërë një tjetër ofertë të çmendur për të përfituar shërbimet e yllit brazilian.

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, "Los Biancos" i kanë ofruar PSG, 120 milionë dhe 2 lojtarë.

Përflitet se bëhet fjalë për portierin Keylor Navas dhe blerjen e re të kësaj merkatoje, sulmuesin serb, Luka Jovic.

Por Real Madrid nuk është skuadra e vetme në garë për Neymar, pasi sulmuesi 27-vjeçar kërkohet edhe nga ish-skuadra e tij, Barcelona.

Mbetet për t’u parë se me kë skuadër do të vendoset akordi, pasi në Paris as tifozët nuk e dëshirojnë brazilianin.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/