JOQ Albania
Home

I morën jetën 26-vjeçarit, i afërmi i autorëve kërcënon dhe ofendon këdo që flet keq për familjen Kusi
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25/08/2019 0:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mesditën e së premtes në Tiranë, ku dy vëllezërit Albano dhe Griseldo Kusi qëlluan me plumb në kokë 26-vjeçarin, Indrit Çelaj, i cili ndërroi jetë një ditë më pas.

26-vjeçari nga Mallakastra, ishte teknik kondicionerësh dhe po punonte në vilën e babait të dy autorëve, Bujar Kusi. Ai u qëllua për shkak të një defekti në kondicioner, i cili rridhte ujë.

Lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi opinionin publik u arrestuan 4 persona, ndër ta dhe pronari i vilës, ndërsa dy vëllezërit Kusi, të cilët rezultojnë me precedentë të mëparshëm penalë, të përfshirë edhe në eleminime e trafiqe, janë shpallur në kërkim nga policia.

Mesa duket fisi Kusi u shquaka për "gangsterllëkun" e shfaqur jo vetëm në jetën reale, por dhe në rrjetet sociale.

Së fundmi, një i afërm i autorëve të ngjarjes, kërcënon dhe ofendon nëpër komente në rrjetet sociale këdo që flet keq për familjen Kusi, mes tyre edhe një grua.

Personi në fjalë quhet Arben Kusi, ndërkohë ajo që vlen të theksohet është se si ky person e gjen guximin dhe kurajon të mbrojë autorët që i morën jetën një personi të pafajshëm.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/