JOQ Albania
Home

Shpërthimi i karburantit në Lezhë, 6 persona të plagosur
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24/08/2019 23:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi pak minuta më parë në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit në Lezhë.

Burime zyrtare nga Policia e Lezhës bëjnë me dije se si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të lënduar 6 persona.

Sipas të njëjtave burime një prej të plagosurve po transportohet drejt Tiranës, ndërsa 5 të lënduarit e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia sqaron se ngjarja ndodhi si pasojë e shpërthimit të njërës prej bombulës së gazit në karburant, ndërkohë zjarrfikësit kanë vënë nën kontroll zjarrin, duke shmangur rrezikun e përfshirjes nga flakët të depozitave të karburantit.

Njoftimi i Policisë:

Zjarrfikset kane vene nen kontroll zjarrin te karburanti. Eshte shmangur plotesisht rreziku i perfshirjes nga flaket i depozitave te karburantit. Nga shperthimi i bombules se gazit ne karburant jane lenduar 6 persona. Njeri prej tyre po transportohet per ne Tirane ne repartin e djegies.  5 te plagosurit e tjere jane jashte rrezukit per jeten.  Zjarrfikesit po punojne per elemimin e plote te zjarrit. Sherbimet e policise kane vendosur perimeter sigurie dhe kane larguar  gjithe njerezit perrreth  karburantit."

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/