JOQ Albania
Home

Nëna dërgon djalin e saj 1-vjeçar me kriza epilepsie në QSUT, e gjen spitalin “të boshatisur”
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24/08/2019 22:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sistemi shëndetësor në Shqipëri përballet me probleme të shumta, duke nisur që nga mungesa e aparaturave nëpër spitale e deri tek numri i ulët i mjekëve specialistë.

Ndonëse shërbimi mjekësor në vendin tonë ndodh që shpesh herë lë shumë për të dëshiruar, duke bërë që pacientët t’u drejtohen spitaleve private ose atyre jashtë vendit, ankesat e qytetarëve nuk mjaftojnë me kaq.

Së fundmi, një mesazh i mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, tregon një tjetër problem me shëndetësinë.

Një prind na shkruan se ka fëmijën e saj vetë, 1-vjeç të shtruar në reanimacion në QSUT me kriza epilepsie, ndërkohë që vë në dukje mungesën e një mjeku specialist.

Qytetarja në fjalë thekson se nuk kanë lënë derë pa trokitur, por të gjithë mjekët janë me pushime, me përjashtim të mjekut roje që fle gjumë edhe pasdite.

Në spital i kanë thënë se mjekët specialistë rikthehen të hënën në punë.

Ajo që vlen të theksohet është se si do i vejë halli të sëmurëve që iu duhet të presin deri të hënën, derisa mjekët të kthehen nga pushimet e tyre.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ! Jam tek QSUT ne nje rast urgjent qe mbreme me nje femije 1vjec. Si ka mundesi qe nuk ka nje mjek specialist pervec mjekut roje qe fle gjume ne 4 te mbasdites. Te gjithe jane me pushime, nuk kemi lene dere pa trokitur. Si ka mundesi nje spital kaq i madh pa nje specialist?" Femijen e kemi me kriza epilepsie dhe ndodhet ne reanimacion. Aty nuk ka asnje lloj specialisti kane mbetur vetem mjeket e rinj roje dhe infermieret kemi qe mbreme ne darke. Jo vetem per tonin por per te gjithe te henen i kane thene te gjitheve qe vijne specialistet."

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/