JOQ Albania
Home

Vapa nuk do të ikë me gushtin, flet meterologia: Shtatori do të jetë i nxehtë, nuk do që ndihet si vjeshtë
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 24/08/2019 20:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një shprehje shqiptare thotë se vapa ikën me gushtin, por sipas meteorologëve kjo gjë nuk do të ndodhë.

Vala e të nxehtit ka përfshirë një pjesë të mirë të Ballkanit dhe që ka prekur sigurisht edhe vendin tonë, do të vazhdojë edhe përgjatë muajit shtator.

Meterologia Larja Porja ka thënë për “TCH”:

Përsa i përket shtatorit, nuk është se presim ndonjë lajm të mirë për freskim të motit. Pritet një rënie e lehtë e temperaturave, por 10 ditëshi i parë i shtatorit do të jetë zgjatim i gushtit, do të jetë i nxehtë. Nuk do që ndihet si vjeshtë.’’

Kujtojmë se vera e këtij viti ka hyrë në histori si një ndër periudhat më të nxehta që ka njohur historia. Në disa ditë në vendin tonë temperaturat shkuan deri mbi 40 gradë celsius.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/