JOQ Albania
Home

Serie A ngre siparin, Juventus e nis me fitore
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24/08/2019 20:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ka startuar sezoni i ri futbollistik i kampionatit italian.

Ndeshja hapëse e javës së parë të Serie A ishte ajo mes Parmës dhe Juventus.

Mjaftoi vetëm një gol që "Zonja e Vjetër" të sigurojë 3-pikshin e parë, duke e nisur me një fitore në transfertë sezonin e ri.

Goli u shënua nga Chielini në minutën e 25-të të sfidës.

Në minutën e 37-të shënoi edhe Ronaldo, por goli i tij u anullua nga VAR.

Ndeshja u dominua plotësisht nga juventinët.

Sot në mbrëmje luhet edhe ndeshja interesante Fiorentina-Napoli.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/