JOQ Albania
Home

Qeni kafshon të zotin e tij, edhe pse mjekët i prenë krahun ai është në gjendje kritike për jetën
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 24/08/2019 20:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë i moshuar është kafshuar nga vetë qeni i tij në Konispol. Bëhet e ditur se burri 70-vjeçar ka marrë lëndime të shumta nga kafshimi i qenit.

Po ashtu e ditur bëhet se ai quhet Sotir Zisi dhe se është në gjendje të rëndë për jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Limos.

Qeni e ka kafshuar të moshuarin në fytyrë dhe krah. Mjekët i kanë prerë krahun, pasi dëmtimet ishin shumë të rënda.

Por i moshuari është ende në gjendje kritike për jetën. Ende nuk dihet se përse vetë qeni i tij ka masakruar kështu të zotin e tij.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/