JOQ Albania
Home

Ja ç’duhet të keni parasysh nëse keni siguruar një kontratë pune në Gjermani
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24/08/2019 20:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjermania mund të cilësohet si destinacioni kryesor i të gjithë shqiptarëve që kërkojnë të jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

Vitet e fundit është vënë re një rritje masive e numrit të shqiptarëve, kryesisht të rinj të dëshpëruar nga mundësitë e pakta që ofrohen në Shqipëri për punësim, që largohen drejt Gjermanisë.

Një qytetar ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku tregon se çfarë duhet të kenë parasysh të gjithë shqiptarët që kanë siguruar një kontratë pune për në Gjermani.

Sipas tij, të gjithë personat që kanë siguruar një kontratë pune dhe presin ta marrin së shpejti dhe duan të lënë një takim pranë Ambasadës Gjermane në Tiranë, nuk duhet të lodhen kot, sepse do të humbin kohë duke pritur.

Nëse një kandidat aplikon për vizë pune, duhet të ketë parasysh se koha e pritjes shkon deri në 1 vit e 6 muaj, për shkak të ligjit të emigracionit për vendet e Ballkanit, i cili mbyllet në 31 dhjetor të 2020.

Por problemi qëndron se pas kësaj kohe, çdo takim do të anulohet për shkak të skadinimit të këtij ligji.

Qytetari i bën thirrje ambasadës gjermane të ndalojë rezervimin e takimeve për kategorinë e vizave sipas nenit 26 të Kapitullit 2 të Ligjit për Punësimin e të Huajve në Gjermani, e cila është kategoria më e kërkuar nga shqiptarët.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje Jeta Osh Qef. Doja te informoja te gjithe Shqiptaret qe kane siguruar nje kontrat pune ne gjermani ose presin ta marrrin se shpejti dhe duan te len nje takim pran ambasades Gjermane ne Tirane , mos te lodhen kot sepse thjesht do humbin kohe duke pritur kot ! Arsyeja eshte qe ligji i emigracionit per vendet e ballkanit perendimor ,qe ka hyre ne fuqi me 01.01.2016 mbaron me 31.12.2020 dhe koha e pritjes per nje takim prane ambasades Gjermane, nqs ti aplikon tani shkon deri ne 1 Vit e 6 muaj.Qe automatikisht i bie qe takimi do jet diku nga Janari ose Shkurti i 2021!Qe do te thot qe ti to presesh ne liste pritjeje deri me 31.12.2020 dhe pastaj takimi yt do anulohet sepse ligji ka perfunduar.Kjo vlen normalisht vetem per kategorin e vizave sipas §26 kreu 2 i Ligjit për Punësimin e të Huajve qe eshte dhe kategoria me e kerkuar pasi ka me pak kritere dhe qe shumica e Shqiptareve tek kjo kategori aplikojn.Kategorit e tjera do vazhdojne dhe normalisht qe do futet ne fuqi nje Ligj i ri por qe do kerkoj rezervimin e takimit dhe njeher nga fillimi! Prandaj kam nje thirrje ndaj ambasdes Gjermane , qe te ndaloj rezervimin e takimeve per kete kategori, pasi do i mbaj njerzit ne pritje per shume kohe dhe ne fund do te zhgenjehen ose te dali ne nje deklarat dhe te sqaroj kete problem! Faleminderit

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/