JOQ Albania
Home

Gruaja e rrallë shqiptare kthen dhimbjen në forcë, përmbush amanetin e të birit
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 24/08/2019 19:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Para një viti Arjeta Musliu nga Ferizaj humbi djalin e saj nga përdorimi i lëndëve narkotike.

Por kjo nënë shqiptare ka dhënë një shembull për të gjithë, pasi ajo e ka kthyer dhimbjen në forcë. E themi këtë, pasi Musliu ka hapur një qendër këshilluese për personat e varur nga droga në Ferizaj.

Ajo tregon se një qendër e tillë i ka munguar djalit të saj dhe ndaj e ka ndërmarrë një nismë të tillë. Djali i saj së bashku me të luftuan për katër vite, që ai të hiqte dorë përfundimisht nga substancat e rrezikshme për jetën, por ai nuk ia doli.

Ishte amaneti i djalit të saj, që ajo të luftonte dhe të hapte një qendër të tillë. Qendra që ajo ka hapur i mirëpret të gjithë dhe shërbimet janë falas. Por gruaja me fuqinë e rrallë shpreson mos të ndalet me kaq, pasi ajo kërkon të hapë edhe qendra të tjera në Kosovë.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/