JOQ Albania
Home

Zjarr i përmasave të mëdha pranë fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë, rrezikohen banesat
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24/08/2019 19:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e sotme pranë fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë.

Mësohet se si pasojë e zjarrit rrezikohen disa banesa dhe një biznes aty pranë.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme.

Forcat zjarrfikëse dha banorë të zonës po luftojnë për shuarjen e flakëve.

Kujtojmë këtu se gjatë muajit gusht ka pasur një rritje të lartë të vatrave të zjarrit që kanë përfshirë vendin.

Shkak për këtë situatë nuk janë bërë vetëm temperaturat e larta, por edhe faktori njëri, ku kryesisht barinjtë ndezin zjarre me qëllim hapjen e kullotave të reja.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

Foto ilustruese

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/