JOQ Albania
Home

Makina bëhet copa-copa në Laç, dëshmia e rëndë: I ke njerëzit të shtrirë në tokë
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 24/08/2019 18:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në Laç. Disa qytetarë kanë shkruar pranë redaksisë së JOQ Albania dhe thonë se aksident ka ndodhur në vendin e quajtur “Mbi kalimi i Kosovës”.

Po ashtu ata tregojnë se në makinën që është përplasur dhe është bërë copa copa ishin pesë persona brenda. Njëri prej tyre është dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Mesazhi i njërit prej qytetarëve:

Tek mbikalimi i Kosoves. Sot rreth orës kater ka ndodhur. 5 veta ishin brenda, nje eshte ne gjendje të rende.”

Gjithashtu në fotot që qytetarët kanë nisur dallohet mjaft qartë se makina është dëmtuar keq.

Kurse qytetari tjetër ka treguar:

Ka ndodhur ne autostraden e laçit. I ke njerëzit shtrire ne toke.”

Siç dallohet makina është dëmtuar shumë keq dhe mund të thuhet se është fat që personat kanë shpëtuar. Shkaku i këtij aksidenti të rëndë nuk dihet ende, por në foto dallohet se disa prej njerëzve janë të shokuar.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/