JOQ Albania
Home

Panuccin e “kryqëzuan” për të, Edy Reja thërret në Kombëtare mesfushorin e talentuar
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 24/08/2019 14:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kombëtarja Shqiptare po përgatitet për dy ndeshjet e radhës që do të zhvillojë në shtator. Kuq e zinjtë do të përballen me Francën dhe Islandën, ndeshje këto të vlefshme për kualifikuesit e Europianit të 2020-ës.

Për këto dy ndeshje, trajneri Edy Reja ka vendosur të rikthejë me grupin edhe Keidi Baren, mesfushorin e Malagas. Edhe mediat në Spanjë, janë të sigurtë se Bare do t’i bashkohet kuq e zinjve në shtator.

Kujtojmë këtu se për Keidi Baren, trajneri paraardhës, Christian Panucci është kryqëzuar nga mediat. Ai është pytur disa herë nga gazetarët për mungesën e një ftese për Baren.

Ndërkohë Panucci në një moment i është drejtuar me arrogancë një gazetari, duke i thënë:

Kush është Keidi Bare, miku yt?

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/