JOQ Albania
Home

Mori përsipër eleminimin e Indrit Çelajt, gjykata jep vendimin për shokun e vëllezërve Kusi
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 24/08/2019 12:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjykata e Tiranës ka lënë prapa hekurave 27-vjeçarin Lorenc Veliaj. Ky i fundit mori përsipër eleminimin e Indrit Çelajt.

Pas marrjes në pyetje nga policia Veliaj rrëfeu të gjithë ngjarjen, pasi ndodhej në vendin ku ndodhi krimi. Ndër të tjera ai pranoi njohjen me dy vëllezërit Kusi, si dhe faktin që i kishin thënë që të merrte përsipër autorësinë.

Së bashku me të prapa hekurave ndodhen  edhe 4 persona të jerë, midis të cilëve edhe Bujar Kusi, babai i Albano dhe Griseldo Kusit.

Kujtojmë këtu se Indrit Çelaj u qëllua me plumb në kokë nga vëllezërit Kusi dy ditë më parë. Shkak u bë një difekt në kondicionerin e vilës së Bujar Kusit.

Albano dhe Griseldo Kusi janë emra të njohur për drejtësinë. Ata kanë precedentë të mëparshëm për plagosje, eleminime, trafik "malli".

Aktualisht të dy vëllezërit janë shpallur në kërkim nga policia.

Lexo edhe këtu.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/