JOQ Albania
Home

“Kjo është me ba sekuestrim”, kryebashkiaku i Tropojës firmos urdhrin e dyshimtë
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 22/08/2019 13:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Zgjedhjet lokale të 30 qershorit shpallën fitues kryetarët e bashkive të vendit, ku nga 61 bashki, 60 u fituan nga Partia Socialiste, me përjashtim të Bashkisë së Finiqit që e ka fituar partia MEGA.

Një rezultat i tillë ishte lehtë i lexueshëm pasi partitë më të madhë opozitare nuk pranuan të futeshin në zgjedhje duke akuzuar qeverinë për shit-blerjen e votës. Opozita e bashkuar, e dalë edhe nga Parlamenti pasi dogji mandatet e saj ka si kërkesë kyçe largimin e Edi Ramës nga pozicioni i kryeministrit.

Pas shpalljes së rezultateve të 30 qeshorit, filloi njohja e mandateve për secilin kryebashkiak e më pas edhe puna për konstituimin e këshilleve bashkiake përkatëse. Por përveç kësaj në këto zgjedhje, PS arriti të merrte edhe bastione “historike” të djathta si Shkodra, Kukësi dhe Tropoja.

E pikërisht nga kjo e fundit vjen çudia. Bashkia Tropojë është fituar nga Rexh Byberi, i cili mori zyrtarisht detyrën javën e shkuar.

Por, megjithëse vetëm pak ditë në punë, Byberi me sa duket nuk ka vonuar për të marrë vendime disi të dyshimta, siç shprehen qytetarët që e kanë denoncuar këtë “urdhër” pranë JOQ Albania.

Me anë të një letre më numër protokolli dhe vulë të bashkisë, kryebashkiaku Rexh Byberi ka urdhëruar Burimet Njerëzore që të dërgojë në zyrën e tij dosjet e disa punonjësve të bashkisë.

 Urdhri nga Byberi.

Një nga qytetarët që ka nisur këtë letër tha për JOQ Albania:

“Asistent Traktoristi” qe na ka emeruar rilindja ne drejtimin e bashkise se tropojes “sposton” zyren e burimeve njerezore ne zyren e vet, me urdher qe as nje brigadier koperative nuk do e bente. Turp! Turp! Turp! Forma guerilase e punes qe po ndjek kryetari aktual i bashkise  tropoje, urdheron zyren e burimeve njerezore ti sjelli dosjet e 15 zyrtareve te bashkise qe do ti largoje nga puna, pra kerkon dosjet fizikisht ne zyren e kryetarit sikur po ben akt ekspertimi, nderkohe qe eshte krejt procedure tjeter si per nepunesit civil, si per punonjesit me kod pune.”

JOQ Albania ka kontaktuar më tej me disa prej emrave të shënuar në listë dhe ata pohojnë se kjo nuk ishte parë ndonjëherë.

Disa prej komenteve të tyre ishin:

Ka kërkuar dosjen e kuadrit të secilit prej nesh, ne mendojmë që përderisa i ka kërkuar fizikisht do t’i çojë në Tiranë ose në Shkodër për të gjetur ndonjë avokat që të përgatisë ndonjë formë largimi nga puna për ne në atë mënyrë që të mos fitojmë as gjyqin.”
Nuk ka kërkuar ndonjë dosje tenderi, ndërtimi, masat tona disiplinore (nëse ka kush) apo formimin tonë, por dosjen fizike të kuadrit që përman të gjitha të dhënat tona.”
Është tjetër gjë të nisë procedurë largimi dhe tjëtër të të kërkojë dosjet tona personale. Ato vetëm Prokuroria mund t’i marrë me urdhër.”
Kjo është me ba sekuestrim, ato dosje vetëm në zyrën e kryetarit të bashkisë nuk kanë asnjë punë.”

Çfarë ka ndërmend kryetari?! Mbetet për t’u parë.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/