Kriset martesa e Marinës dhe Getoarit? Çfarë po ndodh mes çiftit?

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 20.08.2019, 11:02

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë një prej dysheve më të fuqishme dhe më të pëlqyera në estradën shqiptare.

Martesa e tyre e bujshme u komentua gjerësisht në mediat rozë, por me sa duket marrëdhënia e çiftit ka pësuar krisje kohët e fundit.

Bjondia bukuroshe u shkëput nga ekrani një vit më parë dhe filluan të qarkullonin fjalë se ishte bashkëshorti i saj ai që nuk e linte që ajo të vazhdonte pasionin e saj.

Kushtet që kishte vendosur Getoari në mënyrë që Marina të vazhdonte punën e saj në atë television, nuk ishin plotësuar nga pala tjetër dhe rrjedhimisht kontrata nuk u rinovua.

Por së fundmi, qarkullon një tjetër lajm se Vjollca do të rikthehet sërish në Tv Klan, madje do të zërë vendin e moderatorit Ermal Mamaqi, por që programi nuk dihet ende.

Në rrjetet e tyre sociale, teksa vetëm para disa javësh kishin dedikime, foto dhe postime nga pushimet e tyre anembanë botës, gjithçka ka rënë në heshtje së fundmi. As Marina dhe as këngëtari nuk publikojnë më foto bashkë. Dyshja ndiqen ende në rrjetet sociale, por nuk pëlqejnë dhe as komentojnë postimet e njëri-tjetrit.

Burime pranë dyshes, i thanë Dosja.al se dëshira e moderatores për t’u rikthyer pranë ekranit dhe profesionit të saj ka bërë që mes çiftit të lindin konflikte. Nuk dihet sesa serioze është gjendja, por vetëm fakti që Getoari zhvillon koncert në Shëngjin dhe Marina nuk ka qenë pranë tij… vlen për të ngjallur dyshimet se martesa nuk është në ditët më të mira.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit