Rifillojnë punimet për HEC-in e Holtës

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 19.08.2019, 16:04

Kanioni i Holtës, është një nga pasuritë e rralla të natyrës shqiptare. Ashtu si çdo pasuri tjetër e Shqipërisë, edhe aty biznesmenët kërkuan që të vinin dorë.

Banorët muaj më parë zhvilluan një rezistencë, kundër ndërtimit të një hidrocentrali. Funksionarë socialistë, si ministri Klosi, ministrja Balluku dhe kreu i grupit të PS, Balla, premtuan se hidrocentrali nuk do të ndërtohej.

Mirëpo pas zgjedhjeve të 30 qershorit, premtimi u harrua dhe punimet kanë filluar sërish. Kanë qenë qytetarët e Gramshit që kanë evidentuar makineritë e punës dhe vunë re se punimet kanë rifilluar sërish.

Më tej qytetarët kanë bërë fajtor edhe kryebashkiakun e ri të Gramshit, të cilit sipas tyre nuk i intereson as natyra e as turizmi, por vetëm interesat personale. Gjithashtu qytetarët nëpërmjet faqes "Gramshi online", i kanë kërkuar qeverisë dhe kryebashkiakut Klodian Taçe, që të sqarojnë se çfarë do të ndodhë me kanionin e Holtës.

Denoncimet për JOQ Albania:

Pershendetje Jeta osh qef . Qesh dje tek kanioni i holtes dhe vura re qe kishin filluar serish punimet e hec-it . Kryebashkiaku yn i ri premtoi para disa muajsh se do ti anullonte perfundimisht punimet po ktyre nuk ju plas fare as per turizem e as per vendin e tyre sepse e shesin per interesa personale . Kanioni i holtes ka nje bukuri te rrall dhe "mbrohet nga shteti" . Po e shkaterroj me ate qe natyra e ka krijuar per miliona vjet per 1 vit . Ju lutem bejeni te ditur kete lajm sepse eshte gjynah ta prishesh ter ate bukuri.
Të dyja postet janë në faqen Gramshi Online e kanë të bëjnë me punimet që kan filluar sërish për ndërtimin e hidrocentralit në kanionin e Holtës në Gramsh.. U premtua si nga ministri Klosi, ministrja Balluku apo kryetari i grupit parlamentar të ps Balla se do ndërpriteshin punimet. Pas votimeve të qetshorit jo që nuk jan ndërprer po kan filluar akoma më me vrull.. Fotot e videot mund ti merrni e ti publikoni.. do na shërbente një postim nga faqja juaj për këtë shqetësim e shkatërrim që po i bëhet natyrës dhe turizmit.. ju faleminderi

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit