JOQ Albania
Home

Ajo thotë se ia qep gjyshja/ Por vetëm një çantë i shkon 2000 euro, vlera marramendëse e veshjeve të Ajola Xoxaj
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 19/08/2019 12:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej shumë vitesh në botë shumë vajza dhe gra janë mbështetëse së kauzës së feminizmit. Në një botë maskiliste, ku një vajzë shikohet si një mish me forma, e cila duhet të varet nga burri dhe të vishet bukur shumë kanë zgjedhur t’i thonë "JO" kësaj. "Jo" i kanë thënë edhe shumë gra politikanësh të njohur. Ato janë duke luftuar për të drejtat e grave për të pasur barazi.

Por, le të kthemi në vendin tonë ku këto parime nuk njihen e jo më të zbatohen. Le t’i hedhim sytë nga gratë e politikanëve në vendin tonë. Kujtojmë këtu se disa kohë më parë gruaja e kryebashkikakut të Tiranës, Ajola Xoxa publikoi një foto ku mbante të veshur një fustan shumë shik dhe tha se ia kishte qepur gjyshja. Por më pas u zbulua se ky fustan ishte stiluar nga një prej shtëpive më të famshme të modës dhe kushtonte jo më pak se 1985 dollarë.

Deklarata e saj ngjalli shumë polemika në publik dhe normalisht që nuk u mor seriozisht nga masa.

Kujtojmë këtu se Angela Merkel, e cila drejton fuqinë ekonomike të Europës mban çanta që nuk kushtojnë më shumë se 30 euro dhe shfaqet me kostume  që nuk i gjen në faqet e shtëpive të modës.

A paguhet Ajola Xoxa më shumë se Merkel, këtë nuk dimë ta themi… Ne mund të themi atë që mendojnë shqiptarët.

Dhe kështu gjatë ditës së sotme një shqiptare ka shkuar në redaksinë e JOQ Albania dhe thotë se gruaja e Veliajt vishet me luks. Vetëm 7 veshje të saj kushtojnë 6925 Euro, disa prej tyre janë çanta.

Njëra prej çantave kushton 2 mijë euro. Vetëm një! Ndoshta kaq kushtojnë gjithë çantat e lideres së Europës. Por Merkel po kujdeset për mesazhin që po u jep vajzave të reja gjermane… Po gruaja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt çfarë mesazhi po jep?!

A paguhet më shumë se Veliaj dhe Ajola, Merkel që ia lejon vetes këtë luks, apo dhe çantat Ajolës ia ka qepur gjyshja? Në një kohë, kur vajzat po luftojnë me mish e me shpirt për barazi gjinore, çfarë mesazhi jep Ajola Xoxa?!

Tani se me lekët e kujt i ka blerë Ajola Xoxa, çantat dhe veshjet e shtrenjta u takon juve ta komentoni.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje! Me terhoqi vemendjen nje postim i Veliajt i 4 diteve me pare me te shoqen, ku ajo shfaqej me canten e re YSL, kepuce e fustan firme. Ne instagramin e saj pashe disa te tilla, ne nje kohe qe ata, si çift, shprehen ne publik per nje jete modeste. Fotot qe po ju coj kane edhe cmimet qe jane pasqyruar me besnikeri, sic gjenden ne internet. Po jua postoj edhe ato vec e vec, qe t’i shikoni vete qe nuk ka abuzime. Vetem ne 4 foto jane 6925 Euro per 7 artikuj. Fotot po ju dergoj ju me besimin se jeni nga te paktet faqe online qe thoni te verteten per te gjithe. Ju falenderoj!"

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIAhttps://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/