JOQ Albania
Home

Këto janë disa hapa që duhet të ndiqni për të shpëtuar nga celuliti
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 18/08/2019 23:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pothuajse të gjitha vajzat e dinë që celuliti në trup është një dhimbje koke më tepër. Gjithsesi, lajmi i mirë është që me pak punë gjithçka mund të ndreqet.

Në këtë rast do u duhet këmbëngulje dhe disiplinë për të hequr qafe celulitin e bezdisshëm.

Kështu, nëse doni që situata të ndryshojë, duhet të keni parasysh hapat e mëposhtëm.

Hiqni dorë nga duhani

Pirja e duhanit ndikon në shtimin e celulitit. Prandaj nëse doni të keni një trup më të mirë, hiqni dorë dhe shpëtoni edhe mushkëritë.

Kujdesuni për peshën

Pesha e tepërt shton celulitin. Nëse humbisni peshë, celuliti në trupin tuaj do reduktohet.

Ushqehuni shëndetshëm

Përpiquni të ndiqni dieta që të humbin peshën dhe që nuk favorizojnë celulitin ose dhjamin.

Ushtrohuni rregullisht

Ushtrimet fiziket ndihmojnë në humbjen e yndyrës dhe normalisht edhe në zvogëlimin e celulitit. Nëse nuk keni kohë për palestër, bëni ushtrime të thjeshta në shtëpi.

Pini shumë ujë

Hidratimi luan rol kyç për një shëndet të mirë dhe gjithashtu ndihmon në zvogëlimin e celulitit.

Masazhohuni

Masazhi limfatik ndihmon në reduktimin e celulitit. Lëvizja e qelizave të bardha të sistemit imunitar ndihmon në hollimin e yndyrës.

**

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/