JOQ Albania
Home

Ra nga kati i dytë sepse punonte për të mbajtur familjen, xhaxhai u bën apel shqiptarëve për të shpëtuar nipin
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 18/08/2019 16:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjatë pasdites së sotme një qytetar ka shkruar në redaksinë e JOQ Alabania dhe ka bërë një apel për ndihmë.

Ai shkruan se nipi i tij është i shtruar në spital sepse ka rënë nga kati i dytë i një ndërtese duke punuar sepse familja e tij është në gjendje të vështirë ekonomike.

Më tej ai tregon se djali ka dëmtuar këmbën. Prej tri ditësh ai ndodhet në spital dhe familjarët e tij presin ngaqë është fundjavë.

Po ashtu di thotë se nesër djali duhet të kryejë një operacion dhe se familja e tij nuk ka para për ta dërguar jashtë. Kurse mjekët babait të djalit i kanë thënë se operacioni mund të kushtojë deri 3000 euro.

Gjithashtu ai ka nisur edhe dy foto të djalit, në të cilat dallohet shumë mirë gjendja e tij shëndetësore.

Mesazhi plotë:

Pershendetje Jetaoshqef Albania  Apel për ndihmë ju lutem kemi nipin tonë në Spital ka rënë nga kati i 2 i ndërtesës duke punuar përshkak të ekonomisë jemi drejtuar juve për ndihmë Ka dëmtuar këmbën  kemi 3 dit në spital qe presim ngaqë është fundjavë dhe nesër duhet të kryhet patjetër një operacion nuk kemi mundësi për t’a dërguar jashtë dhe nuk e di deri sa lek mund të kushtojë babai i nipit tonë tha operacioni mund të shkoj deri në $3000.’’

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/