Thuhet se të rinjtë me vizion kanë aftësi të ndryshojnë botën. Këtë gjë e ka treguar sot më së miri dy vajza nga Kosova.
E themi këtë, pasi dy të rejat kanë dhënë një mesazh të vërtetë qytetarie. Dy vajzat kanë pastruar nga mbetjet urbane Parkun Nacional të Gërmisë.
Mesa duket vajzat e reja kanë bërë punën që duhet ta bëjnë institucionet. Njëra prej vajzave quhet Albulena Maliqi.
Vajzat kanë dhënë një mesazh të madh mbi të gjitha, atë që natyra është e shenjtë dhe se duhet mbajtur e pastër.
Ato kanë mbledhur një sasi të konsiderueshme mbetjesh urbane dhe fotot e tyre janë shpërndarë në rrjetet sociale.
Si përfundim dy vajzave në fjalë mund t’u thuhet vetëm FALEMINDERIT për gjestin e tyre dhe mesazhin që kanë dhënë.