Sulmuesit të Kombëtares, Armando Sadiku, duket se nuk po i shkojnë aspak mirë punët.
Aktualisht Sadiku ende nuk ka gjetur një ekip të ri dhe duket se do të mbetet në Spanjë.
Por trajneri i Levantes, Paco Lopez, nuk e do në skuadër sulmuesin elbasanas.
Edhe nëse do të vendosë për të qëndruar tek klubi spanjoll, Sadiku mund të mos luajë asnjë minutë në 6 muajt e parë.
Një gjë të tillë ia ka bërë të ditur vetë trajneri Lopez, i cili nuk e ka përfshirë në listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen e parë të kampionatit.