Një ngjarje e rëndë që ka tronditur njerëzit ka ndodhur këtë mëngjes në Shqipëri. Një trup i pajetë është gjetur në brigjet e Adriatikut, në Durrës.
Nga vëzhgimi paraprak dyshohet se personi fillimisht është eliminuar e më pas është hedhur në det, për të humbur gjurmët.
Trupi i gjinisë mashkullore ishte i mbështjellë me letër natriban. I pajeti është gjetur 6 milje nga Durrësi nga një anije peshkimi.
Nuk dihet akoma identiteti i personit të pajetë.
Gjithashtu është mësuar se trupi i tij është dekompozuar dhe dyshohet se kishte muaj në det.
***
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/