Një shofer shqiptar raportohet se është vënë në prangat e policisë serbe. Gjithçka ka ndodhur në Merdarë, në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.
Siç raportojnë mediat e Kosovës, arsyeja e ndalimit e më pas shoqërimit në polici të shqiptarit është se në bagazhin e automjetit të tij është gjetur i fshehur një fëmijë.
Pas këtij konstatimi, shoferi shqiptar është marrë në pyetje nga policia serbe. Ende nuk është zbardhur ajo çfarë ka deklaruar shoferi, pasi ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar. Gjithashtu nuk është bërë i ditur as identiteti i shoferit si dhe fëmijës që kishte në bagazhin e makinës.
***
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/