Nëse në Shqipëri ndodh që pronari i restorantit dhunon klientët, në Francë ka ndodhur e anasjellta.
Sipas mediave të huaja, një klient ka qëlluar me armë kamerierin pasi iu vonua porosia: një sanduiç.
Kamarieri mori një plagë në shpatull dhe ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Ai ishte vetëm 28-vjeç.
Autori ka mundur t'ja mbathë, pasi nuk u gjet në banesën e tij gjatë kontrollit të ushtruar nga policia.
Ngjarja e paprecedentë ka ndodhur të premten në periferi të Noisy-le-Grand.
Prokuroria ka nisur hetimet mbi ngjarjen e rëndë.
Burimi: MSN | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/