Enver Hoxha dhe Sali Berisha, sa të afërt në periudhën e komunizmit, aq të largët u bënë në periudhën e demokracicsë, ku të parën e sundoi dhe drejtoi ish-diktatori, ndërsa pasi ai ndërroi jetë, radha për “fronin” i erdhi Berishës.
Mirëpo, një politkkan shqiptar ka zbuluar se i mban të dy bashkë, pranë e pranë në shtëpinë e tij. Ai është Milaim Zeka, deputet i Partisë Euroatlantike. Në shtëpinë e tij Zeka mban në gotë fotografitë e dy politikanëve të njohur shqiptarë.
Në një intervistë në shtëpi, ai nuk e ka fshehur aspak këtë fakt. Në kuzhinën e tij, shihen mjaft qartë figurat e Hoxhës dhe Berishës. Arsyeja e kësaj, Zeka ka thënë se të dy këta politikanë e kanë zhgënjyer atë.
Ai ka thënë se i mban afër vetës për shkak se e kanë dëshpëruar. Ai tregon se fotografitë e të tjerë politikanëve që e kanë zhgënjyer do të shtohen në banesën e tij.
Mes tyre do të jenë fotografitë e presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, parti të cilës edhe vetë Zeka i takonte në të kaluarën.
***
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/