“Qeveri, luaj b*thën dhe shpëto një jetë! Shikoni ç’bëhet 100 metra larg zyrës së lali Erit”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.08.2019, 08:55

Një ngjarje e rëndë të premten në Tiranë, ku dy punëtorë ndërtimi humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të lënduar, pasi shembjes së skelës ku po punonin në rikonstruksionin e një pallati.

Lidhur me ngjarjen, ka reaguar edhe gazetari Bledi Mane, i cili përmes një statusi në "Facebook" ka dhënë alarmin për sektorin e ndërtimit në Shqipëri.

Ai ka publikuar një fotografi ku shihen disa punëtorë ndërtimi, të cilët punojnë pa asnjë kusht minimal dhe teknik sigurie, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.

Sipas Manes, fotografia në fjalë është shkrepur 100 metra nga zyra e kryebashkiakut Veliaj dhe 50 metra larg Ministrisë së Brendshme.

Reagimi i plotë:

Fotolajm/ ATA VDIQËN DJE, SOT TË TJERË PUNËTORË VALLËZOJNË ME VDEKJEN! Shkoni dhe zbritini nga skelat e mortjes. Janë punëtorë hallexhinj që punojnë duke rrezikuar jetën pa asnjë kusht minimal teknik dhe sigurie. Bërtituni e u thoni të lenë punën se jeta e tyre nuk vlen 280 mijë lekë. Shkoni, shkoni mos përtoni. Janë duke suvatuar jo në lagjet periferike të Tiranës por po punojnë në zemër të kryeqytetit. I keni te pjesa e pasme e Ministrisë së Transporteve, 100 metra larg zyrës së kryebashkiak lali Erit dhe 50 metra larg zyrës së ministrit të brendshëm Sandër Lleshi. Pra hallexhinjtë e këtij vendi punojnë e rrezikojnë jetën edhe për institucionet publike. Qeveri, lëri pushimet dhe shko zbrit nga skela qytetarët e tu. Çohu nga shezlongët e shtrenjtë o qeveri, luaj bythën dhe shpëto një jetë. (C)Foto nga gazetarja Beti Njuma

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit