Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Lushnjës.
Mësohet se një person që po udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një automjet tip "Benz" në bulevardin e hyrjes veriore të qytetit.
Viktima është identifikuar si shtetasi Myfit Dingo, 69-vjeç.
I moshuari u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por nuk mundi dot t'u mbijetonte plagëve të marra.
Ai ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.