Njerëzit që ndodhen në automjetin e bardhë në videon më poshtë mund të jenë personat më me fat që keni parë ndonjë herë.
Automjeti i bardhë mbeti i bllokuar në një kthesë dhe papritmas u përfshi nga flakët.
Në videon e filmuar nga kamerat e sigurisë mund të dallohen dy vajza dhe një burrë që dalin me vrap nga makina pasi ajo mori flakë.
Por, për fatin e tyre të mirë, prapa makinës së tyre kishte qenë një makinë zjarrfikëse. Në momentin që panë zjarrin, zjarrfikësit zbritën nga makina dhe nisën të shuanin zjarrin.
Duke qenë u kapën herët, flakët u vunë shumë shpejt në kontroll.
**
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/