JOQ Albania
Home

Shfaqet sëmundja misterioze e mushkërive, mendohet se shkak mund të jenë cigaret elektronike
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 17/08/2019 20:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Autoritetet shëndetësore në SHBA janë duke investiguar rreth 100 raste të një sëmundjeje misterioze të mushkërive e cila besohet të ketë lidhje me cigaret elektronike.

Hetimet po kryen në 14 shtete në SHBA.

Shumica e personave që janë sëmurur janë adoleshentë ose të rinj. Një numër i madh personash janë shtruar në spital ndërsa shumë prej tyre ndodhen në gjendje kritike dhe po mbahen në jetë me anë të aparaturave.

Sipas mjekëve, ende nuk dihet nëse pacientët do mund të shërohen plotësisht.

Simptomat e kësaj sëmundjeje misterioze përfshijnë probleme në frymëmarrje, dhimbje në gjoks, marrje fryme etj. Autoritetet shëndetësore thonë që ka pasur edhe raste të sëmurësh me temperaturë, kollë, të vjella dhe diarre.

Cigaret elektronike po përdoren gjithnjë e më tepër me kalimin e viteve, edhe pse ka shumë pak studime që analizojnë efektet e tyre në terma afatgjatë.

Burimi:The Independent|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

**

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/