JOQ Albania
Home

Dalin bëma të tjera të pronarit të restorantit që dhunoi spanjollët, turistët kishin vite që e kishin denoncuar diçka për të
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 17/08/2019 20:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në një lokal në Porto Palermo. Pesë turistë spanjollë u sulmuan nga pronari i një lokali.

Kujtojmë këtu se turistët ishin larguar, pasi siç po përflitet ai u kishte çuar porosi më shumë.

Pronari i lokalit nuk e ka duruar këtë fakt dhe i është vërsulur nga pas, duke i goditur me mjete të forta.

Madje ai ka arritur të thyejë edhe xhamin e fugonit, brenda të cilit ndodhej familja spanjolle. Por kjo nuk është hera e parë që pronari i restorantit ka bërë diçka të tillë.

Siç dihet nga të gjithë Google është një nga platformat që vlerëson cilësinë e restoranteve dhe hoteleve. Ndaj në këtë platformë turistët kanë lënë shumë përshtypje të këqija për shërbimin që ai ofronte në restorantin e tij.

Për restorantin e tij në “Google” vlerësimi është 2.7 nga 5 që është maksimali. Por shumë turist kanë lënë edhe komentet e tyre negative.

Kurse mbrëmjen e sotme një qytetar ka shkuar në redaksinë e JOQ Albania dhe tregon se çfarë del në “Google” nëse kërkon për restorantin e Mihal Kokëdhimës.

Siç është thënë edhe më lart turistët kanë lënë përshtypja shumë negative. Këtë gjë e pohon dhe mesazhi i qytetarit. Ai shkruan:

Panorama e Mihal Kokedhimes ne google map. Denoncime nga turistet.’’

Siç shikohet dhe në foto Kokëdhima kishte vite që nuk përdorte kupon tatimor dhe në vend të tyre përdorte fatura dore dhe çuditeshit gjithë këto vite vazhdonte aktivitetin edhe pse nuk ishte i saktë me tatimet.

Kjo gjë ndoshta pohon se atij i ashtuquajturi “SHTET” nuk i kërkonte llogari. Po ashtu kujtojmë edhe se një turist tjetër i huaj kishte paralajmëruar se nuk duhej shkuar aty.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/