Gazetari Ilir Kadia në një postim në rrjetet sociale ka shkruar gati me ironi se turistëve në vendin tonë u kërkojnë para edhe për t’i lejuar të shkojnë në banjat e restoranteve.
Po ashtu gazetari ka publikuar edhe një kupon tatimor, por nuk tregon kohën se kur ai kanë treguar këtë kupon. Më tej ai shkruan se kur erdhi e më tregoi miqësisht kuponin tatimor i thashë historinë e Xhevat Abdallit. Ky i fundit ka qenë një furrtar i vjetër nga Gjirokastra që këndonte sa herë shkonte Enver Hoxha atje krah tij.
Xhevat Abdallit i kishin kërkuar para në Prishtinë që në ato vite ishte nën regjimin e jugosllavëve për të kryer nevojat personale dhe ky i fundit i kishte bërë në qese dhe kishte sjellë në Shqipëri.
Gjithë këtë ngjarje Kadia e ka lidhur me absurditetin që ndodhte në Shqipëri gjatë viteve të komunizmit në Shqipëri. Por siç thamë më lart gazetari nuk e tregon kohën e saktë se kur ka ndodhur kjo gjë.
Postimi plotë:
Zëri:” Bërje sh*rre! “ Ka hyrë dikush në ëc dhe i ka shërbyer vetes me një sh*rrë! Kur ka dalë prej andej ka marrë kuponin. Pagoi 40 lekë të reja, megjithë tvsh, dhe doli nga lokali i lehtësuar dhe i gëzuar. E kish ndihmuar qeverinë! Kish derdhur në buxhet tvsh-në e shurrës! Në fakt edhe për një arësye tjetër! Kish arritur të bëjë evazion fiskal! Po! Se kur e kish shkundur, që pika e fundit, sipas ligjit të katërt të Njutonit, të mos i binte në brekë, kish lëshuar një pordhë të cilën nuk e pat deklaruar! Kur erdhi e më tregoi miqësisht kuponin tatimor i thashë historinë e Xhevat Abdallit. Atij furrtarit të vjetër nga Gjirokastra që këndonte saherë shkonte Enver Hoxha atje krah tij. Xhevati kur ish në Prishtinë njëherë me këngë në buzë kish hyrë në një ëc gjithë siklet. Administratori i saj i kish thënë se e dhj*ra është me para, kushton! Kupton?! Xhevati kish nxjerr një qese dhe i kish thënë zbatuesit të teorisë së Kardelit për Vetadministrimin jugosllav se ai do dh*ste në qese e do ja lidhte grykën për ta shprazur në Gjirokastër e para për të dhjerë nuk do paguante kurrrë në jetë! Dhe kur erdhi në Tiranë ja treģoi qëndrimin heroik Enver Hoxhës që dha urdhër të bëhet një film për Xhevatin dhe qesen që mbrriti në Atdhe plot e përplot! Kuptove?!”