JOQ Albania
Home

Ishte për 20 minuta në ‘anën’ tjetër, i riu tregon se çfarë e mbajti gjallë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 17/08/2019 18:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një i ri u shpall i vdekur për 20 minuta dhe më pas u risoll në jetë nga mjekët të cilët e kanë quajtur rastin një mrekulli të vërtetë.

Më herët gjatë këtij viti, Michael Pruitt po punonte me njerkun e tij në shtëpinë e një infermiereje në momentin që ra në kontakt me rrymën elektrike.

Për fatin e tij të mirë, infermieria Keith Jacokes ndodhej në shtëpi dhe u kujdes që t’i bënte masazh kardiak derisa erdhi ambulanca.

Skuadra e mjekëve u munduan ta ringjallnin në të njëjtën mënyrë duke bërë kështu që Pruitt të kalonte rreth 20 minuta pa puls.

Duke folur për eksperiencën që kaloi, Michael shton:

Mendoj se u zgjova pasi kisha një ndjenjë se nuk ishte koha ime për të ikur. Unë jam i destinuar që të bëj gjera më të mëdha dhe të ndihmoj njerëzit.”

Aksidenti ndodhi më 30 prill, por Michael është kthyer që atëherë në spital për të falënderuar stafin që i shpëtoi jetën.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

**

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/