Një zjarr masiv ka rënë sot në fshatin Jeta e Re në Njësinë Administrative Shegan.
Fillimisht zjarri ka djegur disa metra mbetje urbane, më pas është përhapur në një plantacion ullinjsh, duke marrë përmasa të mëdha.
Mësohet se flakët kanë shkrumbuar një sipërfaqe të madhe me ullishte.
Raportohet se zjarri po përhapet me shpejtësi.
Nga flakët rrezikohen edhe disa banesa, ndërkohë që ende nuk dihet nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin këto ditët e fundit.