Barcelona e nisi në mënyrën më të keqe sezonin e ri futbollistik. Ekipi i drejtuar nga Valverde u mund nga Athletico Bilbao me rezultatin 1-0.
Më dramatik ishte fakti se supergoli i Aduritz u shënua vetëm 1 min përpara se të mbyllej koha e rregullt. Gjysmë rroveshata e 38-vjeçarit la të shtangur portierin Ter Stegen.
Pothuajse gjatë gjithë ndeshjes, Barcelona nuk u shfaq rrezikshëm tek porta kundërshtare. Sikur të mos mjaftonte humbja, Barcelona doli me një tjetër lajm të keq nga Bilbao.
Në minutën e 31′, uruguajani Luis Suarez lë fushën i dëmtuar, ndërsa pak minuta më parë kishte goditur shtyllën. Suarez pësoi një tërheqje muskulare në pulpën e djathtë.
Në ditët në vijim, uruguajani do t'i nënshtrohet testeve mjekësore, për të parë edhe shkallën e dëmtimit dhe për të mësuar sesa kohë do të qëndrojë jashtë fushave.
Burimi: Corrieredellosport|Përktheu dhe përshtati: JOQAlbania