“Kemi nevojë për të, është gjeni”, i riu shqiptar i shpëton dëbimit nga Britania e Madhe

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.08.2019, 13:04

Stiven Bregu është një i ri shqiptar, i cili u nis drejt Anglisë në mënyrë ilegale për t'i shpëtuar familjes abuzive 5 vite më parë. Kur ishte vetëm 13 vjeç, ai mbërriti në qytetin e Bristolit, ku u strehua në një familje angleze.

Risultati immagini per stiven bregu

Ai nuk kishte asnjë njohuri të gjuhës angleze dhe u mor në përkujdesje nga shteti. Tani, pas 5 vitesh, ai ka dalë me rezultate të shkëlqyera në provimet e maturës, gjë e cila e shpëtoi edhe nga dëbimi.

Stiven ka mundur të sigurojë qëndrimin në Britaninë e Madhe falë një peticioni që kundërshtonte dëbimin e tij dhe që arriti të mblidhte rreth 90 mijë firma. Sjellja e 18-vjeçarit, kontributi i tij në komunitet dhe notat e shkëlqyera kanë bërë që ai të dallojë dhe mësuesit e tij e përshkruajnë si një student të shkëlqyer që i duhet shumë komunitetit.

Risultati immagini per stiven bregu

Falë rezultateve të larta në biologji, kimi dhe matematikë, ai siguroi një praktikë në një firmë menaxhimi. Stiven i ka rënë në sy edhe kryebashkiakut të Bristolit, i cili e ka pranuar për t'u bërë pjesë e programeve për studentët e talentuar.

Risultati immagini per stiven bregu

Nga ana tjetër, Stiven është shprehur më i lumtur se kurrë nga vendimi për qëndrimin e tij duke thënë se Bristoli është shtëpia e tij dhe i gjithë komuniteti, përfshirë edhe mësuesit, e kanë mbështetur jashtëzakonisht.

Rasti i tij ka marrë vëmendjen e mediave prestigjoze në Britani, si BBC.

Risultati immagini per stiven bregu

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit