Profil/ Kush është Fatos Baxhaku, njeriu që vështirë ta harrojnë shqiptarët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.08.2019, 10:03

Fatos Baxhaku. Ky emër në gjithë ambientet e gazetarisë, nuk kishte nevojë të thirrej, as të thuhej. Vetëm pëshpëritej. Se i kishe thënë të gjitha. Çdo gazetar kishte parasysh atë fytyrën gjithnjë të qeshur, kokën pak të përkulur, ca flokë të dendur, dy sy fort të shndritshëm, një palë mustaqe të buta, jo të serta, dhe mbi të gjitha zërin e tij të shtuar e miqësor, që ofronte gjithnjë një këshillë të mirë për një shkrim, një ide për një reportazh, ose një nxitje për një udhëtim.

Kush e njihte Tosin, e dinte boll mirë se ai nuk do të kishte një ikje të zakonshme nga kjo botë. Se nuk do të rravgonte deri në fund duke u mbajtur me zor në jetë deri në të sosur. Por, largimi kaq i parakohshëm, që nisi dje, nuk pritej. Ajo sëmundje e pandalshme, ngalakeqe e kishte mbërthyer keqazi.

Risultati immagini per fatos baxhaku

Disa miq që e kishin takuar para ca javësh, thanë se e kishte lodhur. E kish mundur sëmundja. Po jo se ia kish hequr asnjë grimë nga shndritja e syve. As humorin nuk ia kish prekur. Por si të përkohshëm e vdekatarë që jemi, kaq mund të bëjmë. Lum ai që sfidon me kurajo të keqen, siç bëri Tosi deri në orën e fundit.

Fatos Baxhaku, një nga penat më kritike të gazetarisë postkomuniste në Shqipëri, u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 55-vjeçare. Zemra e tij pushoi së rrahuri, pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë, nga e cila vuante prej kohësh.

Risultati immagini per fatos baxhaku

Lajmi u bë fillimisht i ditur nga postimet e shumta nëpër rrjetet sociale të kolegëve dhe personaliteteve të njohura në vend, ku nuk ngurrojnë ta cilësojnë si një person të madh, që s’iu largua kurrë përulësisë dhe thjeshtësisë.

Gazetarja Enkelejda Mema shkruan për të:

Nuk ishte një kalimtar i rastësishëm në botën tonë të vogël. Ndryshe nga shumë kolegë të tu, që kur të vdesin, njerëzit, lajmin e vdekjes së tyre do ta kalojnë me një shtrembërim buzësh, emri yt do t’i kujtojë profesionistin dhe njeriun”.

Risultati immagini per fatos baxhaku

Luan Rama thotë:

Iku me mirësinë që ishte vetëm e tija, për të na lënë pas mallin e dhimbjes së madhe, mungesën e pazëvendësueshme dhe emrin si referencë të njeriut të mirë, në lartësinë ku nuk mbërrin kushdo, e ku Fatos Baxhaku është në vendin e tij. Ikja e tij do të dhembë gjatë”.

Regjisori Kastriot Çipi shprehet:

Lamtumirë Fatos Baxhaku! Ti as u shite, as u dhe me qira. Miq si ti do të më mungojnë në këtë botë. Me miq si ti dua të jem pranë edhe në tjetrën”.

Baxhaku lindi në Tiranë më 9 janar të 1964-ës. Shkollimin e parë e kreu në 8-vjeçaret, “Emin Duraku” dhe “20 vjetori”, ndërsa shkollën e mesme e kreu në gjimnazin “Ismail Qemali”. Përgjatë viteve 1982-1986 studioi në Universitetin e Tiranës në fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, ku u diplomua për histori.

Risultati immagini per fatos baxhaku

Që nga ’86 e deri në ’92 punoi në Institutin e Historisë së Akademisë së Shkencave. Fatos Baxhaku është dalluar veçanërisht në zhanrin e reportazheve të shkruara dhe televizive. Për këto të fundit ka fituar edhe disa çmime. Megjithatë, emri i gazetarit mund të renditet pa frikë ndër drejtuesit dhe kryeredaktorët nëpër mediat më të rëndësishme në vend.

Në një interval 5-vjeçar, 1993-1998, Fatos Bashku ishte bashkëthemelues, kryeredaktor dhe gazetar i “Gazetës Shqiptare”. Ndërsa në harkun 9-vjeçar 2006-2015 u zhvendos si kryeredaktor dhe gazetar në të përditshmen “Shqip”. Më tej, ka ushtruar gazetarinë në mënyrë të pavarur. Baxhaku ka qenë gjithashtu pjesë e jetës akademike, si pedagog i gazetarisë në universitetet e Tiranës dhe të Elbasanit. Ndër të tjera, ka qenë autor ose bashkëpunëtor i serialeve me reportazhe “Tunel” (Vizion Plus), “Rrugëtim” (Top Channel), “Shtëpia e Vjetër” (Digitalb), anëtar i Komitetit Shqiptar të Helsinkit, si dhe bashkëpunëtor në shumë projekte trajnimi me Soros, USAID, Instituti Shqiptar i Medias dhe OSBE-së.

Risultati immagini per fatos baxhaku

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit