Ngjarja e rëndë në Tiranë, u vihen prangat punonjësve të “Skela Syla”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.08.2019, 09:27

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, ku dy persona ndërruan jetë e tre të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë për shkak se i zuri poshtë skela në të cilën kishin punuar gjatë ditës, janë vënë në pranga personat përegjegjës.

Policia bën me dije se u bë arrestimi në flagrancë i Xh. T. 41 vjeç, me detyrë Drejtues Teknik i punimeve në firmën “Xhimi”;I. B. 44 vjeç, me detyrë Drejtues Teknik i sigurisë së punimeve në firmën skela “Syla”.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit P. S., me detyrë administrator i firmës skela “Syla”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrotjes në punë”.

Në rrugën “Faik Konica” në pallatin Nr. 2, firma “Xhimi” me administrator e Drejtues Teknik punimesh, shtetasin Xh. T., ka kryer punime në fasadën e jashtme të pallatit për veshjen me sistemin termoizolues (kapot).

Po në këtë pallat, firma skela “Syla” me administrator shtetasin P. S. dhe Drejtues Teknik të punimeve e montimit të skeles Inxhinierin I. B., ka montuar skelën metalike për punimet në fasadë.

Si pasojë e punimeve në këtë pallat, rreth ores 15.00 është rrëzuar skela metalike, e për pasojë kanë humbur jetën shtetasit E.B., 31 vjeç, punëtor ndërtimi në firmën "Xhimi”, si dhe shtetasi O.K, 36 vjeç, punëtor i firmes skela “Syla”.

Po nga rrëzimi i skelës janë plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën, shtetasit G.B punëtor ndërtimi i firmës “Xhimi”, E.L dhe A.M, punëtor i firmës skela “Syla”.

Gjithashtu për këtë ngjarje filloi procedimi penal për veprën penale “ Shpërdorimi i detyrës”, për punonjësit e Inspektoriatit të Punës Tiranë, pasi punonjesit nuk kanë ushtruar detyrën për kontrollin e masave të sigurisë në punë në pallatin ku ndodhi aksidenti dhe po vazhdon puna për dokumentimin ligjor për këta punonjës.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit