E rëndë është ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme në kryeqytet, ku një skelë u shkëput dhe zuri poshtë disa prej punëtorëve.
Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Faik Konica” në Tiranë. Sipas dinamikës së ngjarjes, punëtorët po bëheshin gati të çmontonin skelën. Ata kishin përfunduar punimet në një pjesë të pallatit dhe do të montonin skelën në pjesën tjetër të fasadës.
Në këtë moment, një pjesë e skelës së katit të parafundit është shkëputur duke sjellë për pasojë edhe shembjen e të gjithë strukturës.
Pjesët metalike dhe ato prej druri, nga e cila përbëhet skela, kanë zënë poshtë disa punëtorë. Dy prej tyre ndërruan jetë për shkak të plagëve të marra. Ndërkaq, tre të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në kryeqytet.
Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e administratorit të firmës që po bënte punimet në pallatin ku ndodhi aksidenti.
***
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/