Kampionati spanjoll nis në mënyrë perfekte, pasi që në ndeshjen e parë ka ndodhur surpriza e madhe. Barcelona e filloi humbje La Ligën.
Katalanasit janë mundur 1-0 në fushën e Atletik Bilbaos falë një supergoli të Aritz Aduriz. Sulmuesi shënoi me një roveshatë nga brenda zonës, teksa Ter Shtegen nuk mund të bënte asgjë.
Duhet theksuar se ekipi i Valverdes nuk u shfaq aspak rrezikshëm tek porta kundërshtarëve.
Përkundrazi, ishin vendasit e bilbaos që kërcënuan disa herë portën e Ter Shtegen gjatë gjithë ndeshjes deri sa erdhi edhe goli në minutën e 89′.
Kështu,Barcelona e nis me humbje sezonin në La Liga, ndërsa Bilbao merr 3 pikët e para. Duket se na pret një kampionat spektakolar....