Një grua në Kinë ka plagosur për vdekje të dashurin e saj pasi ai i tha se ishte e shëndoshë.
Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Kinë ndërsa mediat thonë se viktima e kishte ndaluar partneren që të blinte një akullore.
Sipas raportimeve, ai i kishte thënë gruas që të mos blinte akullore pasi ishte mbipeshë.
Por, si duket ky koment nuk i ka pëlqyer aspak të dashurës e cila tashmë është arrestuar nga policia.
Policia njoftoi ditën e djeshme se viktima e kishte mbiemrin Zhang, ndërsa gruaja me mbiemrin Wang e ka sulmuar me një palë gërshërë.
Çifti kishin dalë për të bërë pazaret në momentin e incidentit fatal. Zhang ndërroi jetë në spital.
Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania
**
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/