JOQ Albania
Home

Apple tregon ‘pa dashje’ datën, ja kur pritet të prezantohet gjenerata e re e iPhone-ve
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 16/08/2019 21:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Apple mund të ketë treguar ‘pa dashje’ datën kur do të prezantojë gjeneratën e re të iPhone-ve në shtator.

Një e dhënë është gjetur e ‘fshehur’ në informacionin e softuerit të smartfonit, në versionin beta, tregon se kur mund të jetë data e mundshme e prezantimit.

Kështu, rezulton se iPhone 11 mund të prezantohet nga kompania gjatë mbrëmjes së 10 shtatorit. Kështu thuhet të paktën në një blog që poston thashetheme rreth iPhone.

Nuk është çudi që data të rezultojë e saktë pasi Apple i prezanton produktet e reja kryesisht në javën e dytë të shtatorit.

I njëjti uebsajt i quajtur iHelpBR njoftoi vitin e shkuar se data e prezantimit të gjeneratës së re do të ishte 12 shtatori dhe rezultoi e saktë.

Burimi:The Independent|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

**

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/