Mesa duket lajmet e hidhura për ditën e sotme nuk kanë fund. Një ngjarje tjetër e rëndë është regjistruar në Lushnje.
Një person me iniciale V.K, dyshohet se është hedhur nga parmakët e shkallëve të një pallati. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45 në lagjen "Xhevdet Nepravishta".
Dyshohet se 47-vjeçari vuante nga depresioni dhe kurohej ndërkohë.