Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Katër punëtorë kanë rënë nga një skelë.
Ata po punonin për ndërtimin e një pallati në rrugën "Faik Konica". Për një moment skela është këputur dhe punëtorët kanë rënë.
Mësohet se gjendja shëndetësore e dy prej punëtorëve është e rëndë. Në vendngjarje ndodhet ambulanca, e cila po u jep ndihmën e parë të plagosurve.
Emrat e punëtorëve nuk janë bërë ende me dije. Policia ndërkohë ka nisur hetimet, për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Mësohet se në skelën e shembur kanë qenë edhe punëtorë të tjerë.