Këtë fundjavë starton kampionati spanjoll dhe ekipet duken gati për sezonin e ri. Një nga ekipet më aktive në këtë merkato vere ka qenë Real Madridi.
“Los Blancos” po kanë blerë disa emra të mëdhenj, përfshirë Eden Hazard me shpresën që të krijojnë një skuadër të denjë për të rikthyer titullin kampion në Madrid.
Trajneri, Zinedine Zidane duket e ka gati formacionin te i cili do mbështetet këtë vit. “Goal.com” ka publikuar formacionin që pritet të jetë i zgjedhur nga trajneri Zinedine Zidane për edicionin e ri,
Në rreshtimin 4-3-3, ky pritet të jetë formacioni i “Los Blancos”, i cili do ta synojë titullin e kampionit në La Liga. Ja formacioni: