Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Milot-Mamurras. Mësohet se një këmbësore ka ndërruar jetë.
Po ashtu e ditur bëhet se aksidenti ka ndodhur tek mbikalimi i Patokut. Gruaja ishte duke kaluar rrugë teksa u përplas nga makina.
I ditur bëhet edhe se 54-vjeçarja ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Inicialet e saj ishin A.M.
Kurse drejtuesi i mjetit që ka përplasur 54-vjeçaren është shoqëruar në polici. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti të rëndë.